Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Filipine, raportohen viktima
Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Filipine, raportohen viktima
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/depo-780x464.jpg)
Një shpërthim i fuqishëm iu mori jetën 5 personave, mes të cilëve dhe një fëmijë në jug të Filipineve. Sipas raportimeve, shpërthimi erdhi si pasojë e një zjarri që përfshiu një vend grumbullimi fishekzjarrësh në qytetin e Zamboanga.
Viktimat ishin 4 punëtorë dhe fëmija e njërit prej tyre, ndërkohë që bilanci mund të thellohet edhe më tej, pasi shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve rëndë.
Shpërthimi krijoi një krater 20 metra, teksa dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për fikjen e flakëve.