Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese
Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese

Një ndërtesë banimi trekatëshe në Hagë u shemb pjesërisht sot pas një shpërthimi, thanë zjarrfikësit holandez, ndërsa po kërkojnë për viktima të mundshme nën rrënoja.
“Shërbimet e urgjencës po kërkojnë njerëz dhe po luftojnë me zjarrin”, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit, shkruan skynews.
Ekipet e shpëtimit nuk e dinë ende sesa njerëz mund të jenë nën rrënoja dhe as çfarë e shkaktoi shpërthimin në ndërtesën që ndodhet jo shumë larg qendrës.
Për shkak të resë së madhe të tymit, qytetarët në pallatet përreth janë ftuar të mbyllin dritaret dhe dyert dhe të mbyllin ventilimin.
Kryebashkiaku Jan van Zaanen erdhi në vendin e ngjarjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit, raportuan mediat lokale. Disa kate të ndërtesës duket se janë shkatërruar.
Pamjet e para të transmetuara nga transmetuesi publik NOS tregojnë dhjetëra zjarrfikës që luftojnë me flakët dhe thyejnë dyert për të hyrë në ndërtesë.