Shpërthim i fuqishëm në Melitopol

Shpërthim i fuqishëm në Melitopol

Ivan Fedorov, kryetar i Melitopilit, ka postuar në Telegram se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën verilindore të qytetit ukrainas.

“Po presim me padurim ndonjë lajm të mirë për humbjen e rusëve”, shtoi ai në postimin e tij, transmeton Telegrafi.

Ky qytet që shtrihet në lindje të lumit Dnipro dhe në verilindje të gadishullit të Krimesë – është okupuar nga rusët që nga fillimi i pushtimit.

Pretendimet për shpërthim në territorin e kontrolluar nga rusët, vjen disa ditë pas një seri shpërthimesh që janë dëgjuar në një bazë ushtarake të rusëve në gadishullin e Krimesë.

Në anën tjetër, autoritetet ruse kanë mohuar pretendimet se shpërthimet në bazën ushtarake ishin shkaktuar nga sulmet e ushtrisë ukrainase.

Madje ata tentuan të propagandojnë sikurse me anijen Moskva – duke thënë se ishte depoja e municionit që u përfshi nga zjarri.

Këtë variant patën tentuar ta “shesin” edhe me Moskvën, por në fund dolën pamjet që tregonin sesi luftanija ruse ishte fundosur nga raketa e ukrainasve.

LEXO EDHE:

Back to top button