Shpërthim i fuqishëm në një anije në Greqi, 4 të plagosur


Alsat
24.08.2020 12:41
Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në anijen “Blue Horizont” në portin e Heraklion të Greqisë për shkaqe ende të paqarta.
Të paktën 4 persona janë plagosur ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore,
Kështu thuhet në informacionet e para që vijnë nga mediat greke.
Të plagosurit janë transportuar me shpejtësi në Spitalin Universitar Herakloin.