Shpërthim i fuqishëm në një cisternë nafte në Arabinë Saudite

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të portit të Jeddah, në Arabinë Saudite.

Sikurse bëhet me dije nga mediat e huaja, shpërthimi ndodhi në bordin e një cisterne nafte në pronësi të një biznesmeni nga Singapori.

Ky i fundit deklaroi se shpërthimi, i ndjekur nga disa zjarre, ishte me “origjinë të jashtme”.

Nga ana e tyre, autoritetet saudite nuk e konfirmuan menjëherë shpërthimin që ndodhi të dielën para portit kryesor në Detin e Kuq dhe qendrës së shpërndarjes së gjigantit saudit të naftës Aramco.

LEXO EDHE:

Back to top button