Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 viktima

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Turqinë perëndimore, ku 7 persona mberën të vrarë si pasojë en një shpërthimi që ndodhi në restorant.

Guvernatori i provincës Aydin u tha mediave të huaja se pesë të tjerë u plagosën dhe një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Guvernatori Huseyin Aksoy tha se dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një rrjedhje të një bombole gazi.

Mediat gjithashtu thanë se kishte një zjarr pas shpërthimit në dyqanin turk të doner qebapëve në lagjen Nazilli të Aydin.

Pamjet tregojnë makina zjarrfikëse dhe ambulanca në vendngjarje./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button