Shpërthim në një termocentral në Bolonja, katër viktima dhe gjashtë të zhdukur

Shpërthim në një termocentral në Bolonja, katër viktima dhe gjashtë të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në zonën e Bolonjës. Si pasojë e këtij shpërthimi katër persona kanë humbur jetën si pasojë e djegieve të rënda.

Ndërsa deri tani gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, dhe disa të tjerë janë transportuar me urgjencë në spitale.

Ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kërkimet.

LEXO EDHE:

Back to top button