Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Raportohet për shpërthime në Rafah të Gazës pas urdhrit të Izraelit për evakuimin e 100 mijë njerëzve.

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) më herët kishin shpërndarë fletushka për paralajmërimin e njerëzve që ishin të strehuar në qytetin jugor të Gazës, se zonat ku ata jetojnë do të sulmohen.

Tani pamjet e shpërndara tregojnë tymin që po ngrihet nga sulmet ajrore në Rafah, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, së fundmi është paralajmëruar edhe një telefonatë midis presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Bëhet e ditur se krerët e shteteve do të diskutojnë pikërisht rreth ofensivës në Rafah.

SHBA-ja ka paralajmëruar pasoja për Izraelin nëse ai ecën përpara me operacionin pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve.

LEXO EDHE:

Back to top button