Shpërthimet në ujërat ruse, Kremlini injoron thirrjet për shpjegim
Shpërthimet në ujërat ruse, Kremlini injoron thirrjet për shpjegim

Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit regjistroi pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse të Detit Baltik.
“Ne zbuluam pesë shpërthime, më i forti prej të cilëve ishte 1.8 i shkallës Rihter dhe më i dobëti ishte 1.3”, tha Timo Tira, drejtor i Institutit Sizmologjik të Universitetit të Helsinkit.
Ai shtoi se katër shpërthime u regjistruan të enjten dhe një të premten në ujërat ruse të Gjirit të Finlandës.
“Është e qartë se këto janë shpërthime dhe jo ndonjë aktivitet tjetër sizmiologjik”, tha Tira.
Instituti raportoi se shpërthime të ngjashme janë regjistruar në të kaluarën gjatë stërvitjeve ushtarake dhe heqjes së minave të vjetra nga shtrati i detit, por jo aq shpesh.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Kremlini nuk iu përgjigjën një kërkese për koment, sipas Reuters.
Four unexplained underwater explosions in Gulf of Finland on Russian territorial waters last Thursday (Oct 20), picekd up by University of Helsinki Institute of Seismology. Magnitudes: 2.0,1.5,1.5,1.4
1/xhttps://t.co/l2Sg4YY3Zs pic.twitter.com/BizxXeRLmp
— Aki Heikkinen (@akihheikkinen) October 24, 2022