“Shpërthimi” i infeksionit COVID-19 në Bruksel
Stafi belg i krizave paralajmëroi për një rritje të numrit të personave të sapo infektuar në të gjithë vendin, dhe veçanërisht në Bruksel, ku sot ka një ngritje prej 94 për qind në krahasim me javën e mëparshme. “Kjo praktikisht do të thotë të dyfishosh numrin e të infektuarve në baza javore,” tha Qendra e Krizave. Ekspertët e shëndetësisë shpjegojnë “shpërthimin” e infeksionit në kryeqytetin belg me faktin se Brukseli, veçanërisht komunat qendrore të Ixelles dhe Etrebbeck, është “selia ndërkombëtare” e njerëzve midis moshës 20 dhe 40, të cilët janë “të prirë për udhëtime” dhe tani ata po kthehen në numër të madh nga vendet e origjinës.Numri i rasteve të reja në të gjithë Belgjikën është në rritje për ditën e katërt dhe ka tejkaluar 2.000 në baza ditore. Numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve është ende në rënie, por ekspertët gjithashtu tregojnë për një shkallë më të lartë të vdekshmërisë në valën e dytë të pandemisë 52 për qind krahasuar me 48 për qind nga vala e parë. Në Belgjikë, më shumë se 20.000 njerëz vdiqën nga COVID-19, që e bën 2020 vitin me vdekshmëri më të lartë në vend sesa gjatë gripit spanjoll dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918.