Shpërthimi në Pejë, vdes një person e një tjetër lëndohet

Shpërthimi në Pejë, vdes një person e një tjetër lëndohet

Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël në Pejë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka shpërthyer një mini cisternë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë Kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, tha Nikçi.

Dyshohet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë.

LEXO EDHE:

Back to top button