Shpetim Duro: Fitore e jashtëzakonshme ndaj një skuadre në formë 

Pas fitores 3:1 ndaj Svift Hesperanxh, në sfidën e parë të turitë të tretë të Ligës së Konferëncës, trajneri i Struga Trim Lum, Shpëtim Duro dhe sulmuesi Besart Ibraimi, u shprehën të kënaqur me rezultatin dhe ecurinë e përballjes në Shkup.

“Edhe për sa i përket lojës por edhe rezultatit në takimin e sotshëm është një rezultat plotësisht i merituar, Pjesa e parë normalisht ka qenë perfekte, kemi pasur kontroll të plotë të ndeshjes, kemi shënuar dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë.

Ndërkohë sa i përket pjesës së dytë, fati keq që pranuam gol dhe sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri në tension, pastaj me disa lëvizje, me disa ndryshime arritëm të menaxhojmë mirë situatën, shënuam edhe golin e tretë. Jam i mendimit që ishte fitore jashtëzakonisht e bukur ndaj një skuadre që ka pasur rezultate shumë pozitive dhe ka qenë në këto momente shumë në formë,” u shpreh trajneri Duro.

 

“Normalisht ndjehem i lumtur për 3 golat e sotëm, por më e rëndësishme është që golat e mi  i shërbejnë ekipit dhe kjo më kënaq mua edhe më shumë. Sa i përket lojës, normalisht ashtu siç potencoi edhe profesori, e dominuam në tërësi pjesën e parë, pjesa e dytë nuk filloi ashtu si paramenduam ne, por besoj që e menaxhuam prapë. Shënuam golin e tretë, ndërsa përveç kësaj patëm edhe raste të shumta, ashtu që mendoj se në fund arritëm një fitore me shumë merita,” tha mes g. tjerash Besart Ibraimi, i cili në 5 ndeshjet europiane, ka shënuar 6 gola.

Sfida e radhës në mes Struga Trim Lum dhe Svift Hesperanxh, do të zhvillohet më 17 gusht në Luksemburg.

LEXO EDHE:

Back to top button