Shpëtim Duro: Pres një paraqitje të mirë të Struga Trim Lumit

Shpëtim Duro pret që skuadra e Struga Trim Lum, sonte të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu siç ka bërë edhe në tre ndeshjet e deritanishme në Europë. Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Struga Trim Lum hyn me epërsi 1-0 nga takimi i parë në Ohër.

 

“Ndeshjen me Buduçnost e presim me shumë interes, pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, ashtu sikurse ka bërë në të trija ndeshjet e deritanishme në Europë, dy kundër Zhalgiris dhe ndeshjen e fundit kundër Buduçnostit” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro, i cili pranon se skuadra e Struga Trim Lum ka një rezultat të favorshëm, megjithatë është një ndeshje krejtësisht ndryshe dhe se duhet që skuadra të futet mjaft e përqëndruar dhe me shumë vetëbesim.

 

“Rezultati nga ndeshja e parë është pozitiv, pasi kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë, por kjo është një ndeshje tjetër, ka një histori në vete, nuk do të kemi mendimin që kemi fituar, por patjetër se duhet pranuar se është një rezultat i favorshëm” – deklaroi trajneri Duro, i cili sa i përket formacionit, nuk deshi të komentojë shumë, mirëpo me shumë gjasa do të jetë i njëjti, edhe pse nuk përjashtohen ndryshime të vogla.

 

Ndeshja midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum, zhvillohet në stadium në Podgoricë në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button