Shpëtohen tre bjeshkatar dhe një fëmijë përgjatë lumit Pçinja

Shpëtohen tre bjeshkatar dhe një fëmijë përgjatë lumit Pçinja

Gazetare: Ajnur Bafqari

Janë shpëtuar tre persona nga Shkupi të cilët së bashku me një fëmijë 7 vjeçarë dje kanë humbur rrugën në grykën e lumit Pçinja mes fshatit Kozhle, në drejtim të Velesit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bënë të ditur këta katër persona, u shpëtuan mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate, me një varkë nga një shoqate vullnetarësh. I ftohti, errësira, lagështia dhe terreni i vështirë ishin disa nga sfidat me të cilat u ballafaquan ekipet e shpëtimit, ndërsa personat e humbur ishin më të ekspozuarit ndaj të ftohtit të natës, pasi kishin veshur rroba dite të lehta.

“Fatkeqësisht, duke ndjekur GPS-in, ata humbën rrugën dhe ngecën në shpatet e pjerrëta dhe thirrën ndihmë në numrin 112. Shpëtimtarët nuk arritën dot, një shkëmb pengoi hyrjen tek ata. Por, ata morën rrugën për në bregun e djathtë të lumit Pçinja. Ata nuk mund të arriheshin nga toka. Prandaj nga shoqata vullnetare, shpëtimtarët e ujit, me gomone afër Katllanovës, zbritën në ujë dhe i gjetën 300 deri në 500 metra mbi manastirin ‘Malla Bogorodica’ dhe u transferuan në anën tjetër të bregu”, tha Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Angellov tha se mes personave të humbur, kishte dy gra dhe një burrë e fëmijë, të moshës 29,18,35 dhe 7 vjeç, të cilët kanë tentuar që nga ana e djathtë e bregut të lumit Pçinja, të shkojnë drejt manastirit “Malla Bogorodica” që ndodhet në afërsi të autostradës Shkup-Veles./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button