“Shporta e Vitit të Ri”, Oda Ekonomike hedh poshtë akuzat për mashtrim

“Shporta e Vitit të Ri”, Oda Ekonomike hedh poshtë akuzat për mashtrim

Por Oda ekonomike nuk pajtohet se ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve sa i përket shportës së vitit të ri. Kryetari I Odës Ekonomike thotë se masa për ngrirje të çmimeve apo përkufizimi i masës nuk janë të pranueshme për Odën, ndërsa nuk janë të mirëseardhura as kërcënimet nga ana e autoriteteve të pushtetit për një gjë të tillë.

“Kërcënimet nuk besoj nuk do të jenë të mirëseardhura, për arsye se ne kemi edhe anëtarë të odës ekonomike të cilët na potencojnë, e verifikojnë atë që qëndrojnë pas asaj që e kanë thënë. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë nga komisioni për konkurrentshmëri e cila duhet të veprojë në terren, bile e kemi kërkuar më herët që kjo të jetë aktive, tani nuk e di masat duhet të sheh ti kontrollojë qeveria. Informatat që na vijnë neve nga kompanitë tona është e kundërta, tani sa është e vërtetë nuk mund të flas tan inga këtu, por informatat që vijnë nga anëtarët tonë, thonë se nuk ka një gjë të tillë”, deklaroi Mendi Qyra, Kryetar I Odës Ekonomike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button