Shporta konsumatore / Do të përfshihen edhe produkte vendore bujqësore

Shporta konsumatore / Do të përfshihen edhe produkte vendore bujqësore

Në shportën e re të konsumit që e përgatit Qeveria do të përfshihen edhe produkte vendore bujqësore. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, lista e produkteve të përfshira në këtë shportë të konsumit është e gjatë ndërsa produktet vendore që do të hyjnë në këtë listë, do të jenë kryesisht produkte stinore të vendit të cilat do të shtohen në varësi të kohës së prodhimit të tyre.

“Në përputhje me kalendarin e prodhimit të kulturave bujqësore në vendin tonë, ne kemi krijuar një kalendar të veçantë, se cilat kultura bujqësore prodhohen, në cilën periudhë dhe periudhën e përdorimit, ajo listë është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe është përfshirë në mënyrë që çdo produkt bujqësor të jetë në periudhën e përdorimit. E dini që disa produkte të caktuara janë me karakter stinor dhe në periudhën e prodhimit do të vendosen në atë shportë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button