“Shpresoj të na vizitosh”, Rama e përcjell, Merkel: Fillimisht do shihemi në Lubjanë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroport, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të.

Merkel duke iu drejtuar Ramës, tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni.

Ndërkohë Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë sërish kur të jetë e lirë.

Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në mbyllje të detyrës së saj në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë Merkel zhvilloi edhe një takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:

Back to top button