Shqipëri, 100 raste të reja dhe 5 humbje jete në vendin tonë

Shifra të qëndrueshme të të infektuarve me Covid prej ditësh janë shënuar në Shqipëri Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid,100 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona. Sipas ministrisë së shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.