Shqipëri, 158 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se sot janë regjistruar 158 raste pozitive nga 905 testime të kryera për të dyshuar me COVID-19. Ndërkaq, edhe tre qytetarë shqiptarë kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm, duke e çuar në 403 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri.
Ndërsa në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 140 qytetarë nga koronavirusi.