Shqipëri, 3 viktima dhe 91 raste të reja me COVID

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 91 raste të reja me COVID nga 2 818 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje tre qytetarë të moshave 52 deri në 83 vjeç.
Janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.