Shqipëri, 477 raste të reja me Covid dhe 3 viktima

Tre pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ndërruan jetë një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Rastet e reja kanë kapur sot shifrën e 477 të infektuarish nga një rekord tamponësh që janë bërë, 7733 në të gjithë Shqipërinë.