Shqipëri, 681 raste të reja dhe 16 humbje jete nga COVID

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 681 raste të reja me COVID nga 3340 testime të kryera në total duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve ditore. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 16 pacientë.

Janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button