Shqipëri, 7 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete

Vetëm shtatë raste të reja janë konfirmuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit nga 3138 testime të kryera në Shqipëri.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.