Shqipëri, 905 raste të reja me Covid dhe tre viktima

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri janë shënuar 905 raste të reja. Ndërkohë fatkeqësisht janë shënuar 3 humbje jete në të gjithë vendin si pasojë e koronavirusit.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar
Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.