Vijojnë tensionet në kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës përplasën me gardistët

Vijojnë tensionet në kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës përplasën me gardistët

Gazetare: Xhesika Sallahi

Deputetët e opozitës në Shqipëri përsërisin skenarin. U përplasën me gardistët në ambientet e jashtme të Kuvendit. Në seancën e sotme plenare, deputetët e përjashtuar të opozitës, mbas rezistencës së gardistëve për hyrjen në Kuvend, u ulën këmbëkryq para dyerve hyrëse në shenjë proteste duke thirrur se “Parlamenti është këtu, jo brenda”.

Ndërkohë, në sallë u lejuan të hyjnë vetëm 4 deputetë të opozitës të cilët bllokuan foltoren dhe një pjesë të karrigeve i nxorën jashtë, duke i kthyer përmbys.

Seancat plenare në Shqipëri prej kohësh zhvillohen nën kaos dhe tension nga opozita. Këta të fundit, duke përsëritur skenarë, duke djegur karrige, duke mos lejuar punimet në parlament dhe duke protestuar, kërkojnë largimin e Partisë Socialiste nga pushteti dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button