Shqipëri, gati gjysma e deputetëve ulen për herë të parë në Parlament

64 deputetë nga 140 që do të marrin mandatin në shtator nuk kanë punuar kurrë më parë si ligjvënës në Parlamentin e Shqipërisë. Të katërta partitë parlamentare kanë rinovuar ndjeshëm përbërjen e tyre në Kuvend.

Partia Socialdemokrate i ka të gjithë deputetët të rinj, kurse LSI ka vetëm një emër të ri mes katër deputetëve të saj.

Socialistët dhe demokratët kanë ndryshuar gati gjysmën e përbërjes së tyre parlamentare.

31 nga 74 deputetët socialistë ulen për herë të parë në Kuvend.

Për Afrim Krasniqin, nga Instituti i Studimeve Politike prurjet e reja në parlament nuk janë një lajm i mirë për cilësinë e ligjvënësve.

“Ata të cilët vijnë zakonisht janë në tërësinë e tyre prurje lokale pa eksperiencë në politikën kombëtare, me vështirësi të mëdha për t’u integruar për të arritur një cilësi parlamentare të tillë që kërkon Shqipëria e sfidave të reja”, thotë Krasniqi.

As qytetarët nuk kanë pritshmëri të larta nga politika.

“Unë mendoj se politika nuk do ndryshojë asnjëherë”, thotë një qytetar

E veçanta për PS është se mes deputetëve të vjetër, vetëm dy kanë shërbyer si deputetë në vitet 1990: Erion Braçe i zgjedhur në 1996 dhe Petro Koçi në vitin 1997. Blendi Klosi dhe Fatmir Xhafaj janë zgjedhur për herë të parë në vitin 2001.

Partia Demokratike ka 29 deputetë të rinj nga 59 përfaqësuesit e saj në Kuvend.

Mes demokratëve, Sali Berisha dhe Tritan Shehu janë zgjedhur deputetë që në Kuvendin e parë pluralist të vitit 1991. Dashamir Shehi u zgjodh për herë të parë në vitin 1992.

Mes 64 deputetëve të rinj, 25 janë gra: 13 janë deputete socialiste, 10 demokrate dhe 1 socialdemokrate.

LEXO EDHE:

Back to top button