Shqipëri-Ishujt Faroe, FSHF me njoftim për të gjithë tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit ka një njoftim të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme, Shqipëri-Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

“Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë. Në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45.

20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë. Federata Shqiptare e Futbollit falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i dhurohet gjithmonë ekipit Kombëtar.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme“, përfundon komunikata zyrtare e FSHF-së.

LEXO EDHE:

Back to top button