Shqipëri-Itali përpara Botërorit, miqësore në “Air Albania”

Shqipëri-Itali përpara Botërorit, miqësore në “Air Albania”

“Air Albania” po përgatitet për një tjetër ndeshje të madhe pas finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që u fitua 1-0 nga italianët e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

Në stadiumin kombëtar të Shqipërisë do të zbarkojë Italia në muajin nëntor për një miqësore ndaj kombëtares kuqezi. Një gjë e tillë është lajmëruar nga Gabriele Gravina, presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit).

Në një deklaratë për RadioRai, Gravina u shpreh: “Kemi një mbledhje me stafin teknik për dy miqësoret që do luajmë gjatë kohës së Botërorit. Me shumë mundësi, njëra prej tyre do të jetë me Shqipërinë në Tiranë”.

Katër herë kampionët e botës dështuan për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit (20 nëntor-18 dhjetor), periudhë të cilën skuadra e Roberto Mancinit do e shfrytëzojë për të zhvilluar dy sfida miqësore.

LEXO EDHE:

Back to top button