" "
Partitë opozitare kanë firmosur një marrëveshje për një platformë të përbashkët në luftën kundër qeverisë.
Firmën në marrëveshje e kanë hedhur kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i Partisë Demo-kristiane Nard Ndoka dhe drejtues të tjerë partishë opozitare.
Në marrëveshje ka munguar firma e kreut të LZHK, Dashamir Shehu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi. Po ashtu, kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, nuk është bashkuar.








