Shqipëri, SPAK vazhdon gjykimet ndaj deputetëve
Shqipëri, SPAK vazhdon gjykimet ndaj deputetëve

SPAK vazhdon me gjykimet e deputetëve. Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur, për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në Shqipëri, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, SPAK i ka kërkuar Apelit të Posaçëm, ndryshimin e vendimit të shkallës së parë për ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetin, Alqi Bllako. Bllako mori pafajësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në rastin e inceneratorit të Elbasanit, por u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit. Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, kërkohet që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg. Ish ministri Koka u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion, por gjykata e shkallës së parë rrëzoi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm dhe nuk ka një vendim të formës së prerë. /Alsat.mk