Shqipëria me 3 ndryshime nga Polonia do të sfidojë Çekinë

Armando Broja dhe Ardian Ismajli janë mungesat e vetme e Shqipërisë për “finalen” ndaj Çekisë, që do të zhvillohet të enjten në “Air Albania” (20:45). Trajneri i Kosovës, Silvinjo theksoi në konferencën për shtypin se sulmuesi i Çellsit nuk ia ka dalë dot të rikuperohet. Ndërkohë mediat në Shqipëri dalin edhe me formacionin e mundshëm të Shqipërisë.

Etrit Berisha rikthehet titullar mes shtyllave, duke i zënë vendin Thomas Strakoshës, i cili e nisi nga fillimi ndeshjen me Poloninë.

Arlind Ajeti do zëvendësojë Ismajlin e dëmtuar, duke formuar dyshen e qendrës së prapavijës me Berat Gjimshitin. Në krahë të zakonshmit Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës konfirmohen titullarët si Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.

Në krahun e majtë të sulmit do e nisë nga minuta e parë Taulant Seferi, njësoj si në transfertën çeke. Ish-sulmuesi i Tiranës preferohet përpara Myrto Uzunit, titullar me Poloninë.

Ndërkohë që nuk ndryshojnë Jasir Asani në të djathtë dhe Sokol Cikalleshi na majë të ofensivës së “kuqezinjve”.

LEXO EDHE:

Back to top button