Shqipëria me 8 sportistë në Francë, katër janë me normë olimpike

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez, një veprimtari që do të mbledhë 10500 sportistë nga e gjithë bota. Do të jenë gjithsej 329 evente, për 32 disiplinë të ndryshme sportive, me aktivitetin që do ta ulë siparin më 11 gusht.

Në “Paris 2024” Shqipëria do të shënojë pjesëmarrjen e saj të dhjetë në historinë e olimpiadave, teksa ekipi kuqezi do të formohet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë.

Atletja Luiza Gega si dhe tre mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev janë sportistët e Shqipërisë që shkojnë “Paris 2024” si të kualifikuar me normë. Përveç normave, ekipi kuqezi ka përfituar edhe katër ftesa për “Paris 2024”. Kështu me ftesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të konkurrojë Franko Burraj në atletikë, Greisi Koxhaku dhe Kaltra Meça në not, si dhe Manjola Konini në qitje sportive.

LEXO EDHE:

Back to top button