Shqipëria në Ligën e Kombëve pa sulmuesin Manaj

Kombëtëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy duelet e fundit në Ligën e Kombëve në fund të këtij muaji, kundër Izraelit dhe Islandës me një mungesë të madhe.
“Kuqezinjtë” duhet t’i bëjnë llogaritë edhe pa sulmuesin Rej Manaj, i cili është operuar dhe lajmin e ka njoftuar në rrjetet sociale.
Sulmuesi shkruan se operimi ka shkuar mirë, sipas planifikimit, dhe shpreson të kthehet sa më shpejt të ndihmojë me gola edhe skuadrën e Uatfordit në Championship. /abcnews.al