Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me kompaninë turke për vaksinën kineze

Shqipëria do të marrë vaksina kineze përmes Turqisë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë.

Marrëveshja mban firmën e ministres së Shëndetësisë shqiptare Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Vendimi për miratimin e kësaj marrëveshje nga qeveria shqiptare është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.

Rreth një javë më parë qeveria shqiptare i dha dritën jeshile përdorimit të vaksinave ruse por edhe atyre kineze, duke publikuar në fletoren zyrtare akti normativ, i cili ndryshon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid në Shqipëri për përdorimin e tyre në popullatë.

LEXO EDHE:

Back to top button