Shqipëria regjistron 379 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje përsëri, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 379 raste të tjera.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 135.140, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një vdekje, duke e rritur numrin e të vdekurve në vend në 2.461.
Gjithashtu janë shëruar edhe 39 persona dhe numri i të shëruarve ka arritur në 130.588, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 2.091.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 5.339 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 952.866 testime për personat e dyshuar me COVID-19.