Shqipëria regjistron dy viktima dhe 67 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 2 të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.577, prej të cilëve 2.408 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115.253 dhe raste aktive aktualisht janë 13,916.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.728 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 652.360 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi​​​​​​​ 572.226 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button