Shqipëria, sfida miqësore me Afrikën e Jugut dhe Bolivinë?!

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të marrë pjesë në një turne miqësor si pjesë e përgatitjeve të skuadrës kuqezi përpara finaleve të Euro 2024. Lajmi qarkullon prej ditësh në Algjeri, ku përveç organizatorëve dhe skuadrës shqiptare do të marrin pjesë Afrika e Jugut dhe Bolivia.

Jo një apo dy ndeshje, por një turne të plotë miqësor. Është ky një opsion për kombëtaren e Shqipërisë në përgatitjet e saj përpara finaleve të “Euro 2024”. Bëhet fjalë për një turne që do të zhvillohet në Algjeri gjatë muajit mars, kur janë edhe datat e lira të FIFA. Përveç organizatorëve, do të marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e zyrtarizojnë këtë pjesmarrjen e skuadrës kuqezi, por mediat algjeriane flasin me siguri për këtë turne. E sigurtë është që në federatë po punojnë prej javësh për të siguruar të paktën dy kundërshtarë për skuadrën e Silvinjos përpara aventurës në “Euro 2024”. Duke parë nivelin e kundërshtarëve në Grupin B të Kampionatit Europian, tekniku kuqezi do të preferonte rivalë të fortë për miqësoret e marsit.

Opsionet për të luajtur me Zvicrën apo Turqinë, dy skuadra gjithashtu të kualifikuara në Euro 2024, u sfumuan shpejt për shkak të axhendës së tyre. Në këtë mënyrë, turneu miqësor në Algjeëri duket se është një mundësi e mirë në përgatitjet e kombëtares kuqezi përpara Kampionatit Europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button