Shqipëria sfidon Kroacinë, Zvicra kërkon fitoren e dytë

Sfida e parë për ditën e sotme do të jetë Kroaci-Shqipëri e cila luhet në orën 15:00. Të dyja skuadrat e nisën me humbje këtë turne ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë të kundërtën.

Në orën 18:00 në fushë do të zbresë Gjermania dhe Hungaria. “Pancerat” vijnë si favoritë pas fitores së thellë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë hungarezët humbën kundër Zvicrës.

Dueli i fundit i mbrëmjes do të zhvillohet mes Skocisë dhe Zvicrës. “Helvetët” duan fitoren e dytë radhazi ndërsa skocezët do të tentojnë shanset.

LEXO EDHE:

Back to top button