Shqipëria U21 fiton me përmbysje ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.  Të përzgjedhurit e Alban Bushit sonte shënuan fitore me përmbysje ndaj Rumanisë U21 me 3-2.

Mysafiret avancuan përmes golave të Konstantin Grameni dhe Luis Munteanu, para se nxitet përmbysja kuqezi .

Kristian Shpendi (63’), Medon Berisha (71’) dhe Adrion Pajaziti (88’) shënuan për t’ia siguruar fitoren e dytë për Shqipërinë U21, nga po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fushatë kualifikuese.

Kujtojmë së Shqipëria U21 prin në Grupin E me gjashtë pike.

LEXO EDHE:

Back to top button