Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk raportohet për të vdekur. Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se aktualisht në vend janë 103 raste aktive.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.
Në total numri i rasteve aktive është 103.