Shtatë të arrestuar pas sulmit me thikë që ndodhi afër ish-zyrave të Charlie Hebdo

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm përpara ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, thonë zyrtarët.

Një burrë i armatosur me një thikë plagosi dy persona në sulmin e së premtes.

I dyshuari kryesor, i identifikuar si një 18 vjeçar me origjinë pakistaneze, u arrestua pranë vendit të ngjarjes. Policia tha se gjashtë të tjerë ishin në paraburgim dhe po merreshin në pyetje.

Sulmi po trajtohet si një incident terrorist.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”. Ai tha se policia kishte nënvlerësuar nivelin e kërcënimit në zonë, shkruan BBC.

Sulmi erdhi kur gjyqi ishte në proces ndaj 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve për të kryer sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.

Charlie Hebdo liroi zyrat e saj pas sulmit në vitin 2015 dhe ndërtesa tani përdoret nga një kompani televizive për produksion.

Dy viktimat e sulmit të së premtes nuk janë emëruar zyrtarisht, por policia tha se ata ishin një burrë dhe një grua që punonin në kompaninë e prodhimit.

Kryeministri Jean Castex u tha gazetarëve në vendngjarje – afër Bulevardit Richard-Lenoir – se jeta e tyre nuk ishte në rrezik.

LEXO EDHE:

Back to top button