Shtatë vullnetarë të organizatës joqeveritare World Central Kitchen vriten nga një sulm izraelit në gaza
Shtatë vullnetarë të organizatës joqeveritare World Central Kitchen vriten nga një sulm izraelit në gaza

Shtatë punëtorë të organizatës joqeveritare World Central Kitchen u vranë nga një sulm ajror izraelit kundër automjetit me të cilin po udhëtonin. Organizata bamirëse e ushqimit tha në një deklaratë se shtatë të vrarët ishin nga Australia, Polonia, Britania e Madhe, një shtetas i dyfishtë i SHBA-së dhe Kanadasë dhe nga Palestina. Shefi ekzekutiv i organizatës tha se ekipi i tij po udhëtonte në një zonë pa konflikt me dy makina të blinduara. Pavarësisht koordinimit të lëvizjeve me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, autokolona u godit ndërsa po dilte nga magazina Deir al-Balah, ku ekipi kishte shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare të sjellë në Gaza në rrugën detare. /Alsat.mk