Shtëpi në shitje me “çmim ekspres” sërish: Pronat në Siçili po ofrohen për tre euro

Shtëpi në shitje me “çmim ekspres” sërish: Pronat në Siçili po ofrohen për tre euro

Katër vjet më parë, fshati italian Sambuca di Sicilia u bë viral për shitjen e pronave për vetëm një euro. Masa të tilla për të ruajtur zonat rurale, ku shtëpitë po shkatërrohen dhe popullsia po shpërngul, janë bërë një masë demografike shumë e njohur. Ndërkohë që disa oferta nuk tërheqin vëmendjen, ajo në Sambuca ka hasur në një interes të madh, shkruan “Forbes” .

Blerësit për shtëpi të lira italiane vijnë nga SHBA dhe Lindja e Mesme. Shitja e pronave të braktisura i solli ekonomisë vendase rreth 20 milionë euro. Dhe tani fshati sicilian po nxjerr në shitje më shumë shtëpi. Megjithatë, çmimi i tyre është rritur pak. Dhjetë shtëpi të lira për shitje në Sambuca di Sicilia tani kushtojnë nga tre euro secila. Kjo është një rritje e trefishtë e çmimeve krahasuar me 2019 dhe 2021.

Pronat ndodhen në zonën e vjetër Saraçen të qytetit dhe thuhet se janë strukturalisht të qëndrueshme, si ato të shitura më parë. Shtëpitë, të cilat u braktisën pas tërmetit të vitit 1969, i përkasin autoriteteve lokale, kështu që procesi i shitjes është më i lehtë se në vendet ku bashkitë duhet të lidhin blerësit dhe pronarët privatë.

Foto: Instagram/Baldo Lo Cicero

Në ofertë janë shtëpitë me dy deri në tre dhoma gjumi, jo më shumë se 80 metra katrorë, të ndërtuara me gurë ngjyrë mjalti. Ndërtesat janë dy ose tre kate, dhe disa kanë tarraca.

Para se të kapni portofolin tuaj, duhet të dini se këto shtëpi shiten në ankand me ofertë. Kështu, çmimi i blerjes ndoshta do të jetë shumë më i lartë se shuma simbolike prej tre eurosh. Deri më tani, shumica e tyre shiteshin nga pesë deri në dhjetë mijë euro.

Pronarët e rinj do të duhet të lënë mënjanë të paktën 30,000 euro për rinovimet bazë, dhe një transformim i plotë mund të kërkojë mbi 200,000 euro.

Foto: Instagram/Baldo Lo Cicero

Punimet e rinovimit duhet të përfundojnë brenda tre viteve nga blerja, në të kundërtën blerësit do të humbasin depozitën pesë mijë euro të marrë në momentin e ofertimit.

Blerja e një shtëpie në Siçili është veçanërisht e popullarizuar në mesin e banorëve të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që qyteti të quhet “Amerika e Vogël”.

Blerësit e interesuar mund të gjejnë informacion në anglisht dhe fotot e pronave të disponueshme, si dhe formularët e aplikimit në faqen e internetit të bashkisë së qytetit.

LEXO EDHE:

Back to top button