Shtëpia e Bardhë dhe Xho Bajden rihap dyert për NBA

Pas disa vitesh “përplasjesh” mes skuadrave të NBA-së dhe ish-presidentit Donald Trump, duket se me ardhjen e Xho Bajdenit në postin e presidentit të Amerikës marrëdhëniet mes palëve do të stabilizohen. Dhe sinjali i parë i këtij normalizimi do të jetë vizita që skuadra kampione e NBA-së, Los Anxhelos  Lejkers, do të kryejë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave amerikane, presidenti Xho Bajden do të formalizojë së shpejti ftesën për skuadrën kampione nga Los Anxhelosi, duke rikthyer traditën e ndërprerë, kur ekipet e NBA-së refuzonin të takonin Donald Trump. Pritet që brenda shkurtit Lejkers të ftohen të festojnë titullin në Shtëpinë e Bardhë, natyrisht duke respektuar masat anti-Covid.

“Do të ishte një kënaqësi për mua dhe gjithë skuadrën e Lejkersit të shkonin në Shtëpinë e Bardhë”, tha mes tjerash LeBron Xhejms, duke konfirmuar se këtë herë nuk do ta refuzojë ftesën.

LEXO EDHE:

Back to top button