Shtetet që shpallën ditë zie pas shpërthimit të spitalit në Gaza

Shtetet që shpallën ditë zie pas shpërthimit të spitalit në Gaza

Disa shtete kanë shpallur ditë zie pas shpërthimit të së martës në spitalin Al-Ahli në Gaza, ku ministria palestineze e shëndetësisë tha se ka qindra të vrarë.

Siri: Siria të mërkurën shpalli zi publike për një periudhë tre ditore, duke filluar nga 18 tetori.

Egjipt: Egjipti shpalli të mërkurën një gjendje zie të përgjithshme treditore.

Iran: Irani të martën shpalli zi të përgjithshme në të gjithë vendin për tre ditë.

Jordani: Jordania shpalli të martën tre ditë zie .

Liban: Libani njoftoi të martën se e mërkura është ditë zie kombëtare.

Mauritania: Mauritania shpalli të martën tre ditë zie kombëtare pas shpërthimit në spital dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurohet që të ndalojë “menjëherë” atë që e përshkroi si “gjenocid” ndaj palestinezëve.

Në Gaza, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas të martën deklaroi gjithashtu se do të mbahen tre ditë zie për viktimat e shpërthimit, raporton CNN.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për këtë sulm, ndërsa Izraeli thotë se sulmi është kryer nga Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.

LEXO EDHE:

Back to top button