Shteti evropian ndihmon me miliona litra naftë Ukrainën
Edhe Sllovakia i ka dalë në ndihmë Ukrainës.
Shteti sllovak do të dërgojë karburant në vlerë prej 11 milionë eurosh dhe municion në Ukrainë, transmeton lajmi.net.
Ministri i Mbrojtjes Jaroslav Nad tha të shtunën se dërgesa përfshin 12,000 fishekë municionesh të kalibrit 120 mm.
Po ashtu, dërgesa përfshinë edhe 10 milion litra (2.64 gallona amerikane) naftë dhe 2.4 milion litra karburant avionësh.








