Shteti ka lidhur kontrata “në katër sy”, shuma arrin 40 milion euro


Në takime në katër sy, pa publikim në shpallje, institucionet shtetërore vitin e kaluar kanë lidhur gjithsej 368 kontrata me vlerë prej 40 milionë euro. Ndonëse numri i marrëveshjeve të lidhura është më i vogël për dallim nga viti 2018, vlera e tyre është më e madhe, tregon raporti i Qendrës për komunikime qytetare. Sipas tyre, brengos fakti se 48 për qind e ndërmarrjeve janë prononcuar se në furnizimet publike ka korrupsion.

Vazhdimi i institucioneve shtetërore që të përdorin çmimin më të ulët si kriter për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme, në 97 për qind të tenderëve përdoret çmimi më i ulët, dhe gjithashtu në 94 për qind sërish përdoret ankand elektronik. Ndonëse që të dyja nuk janë të domosdoshme me ligjin e ri për furnizime publike dhe janë përmendur si probleme më të mëdha, mirëpo vallë pse është më së lehti ose në këtë mënyrë më lehtë manipulohen tenderët, sërish përdoren këto të dyja“-tha German Fillkov, kryetar i Qendrës për komunikime qytetare.

Për ndërmarrjet paraqet problem edhe dokumentacioni voluminoz që e kërkojnë institucionet, e nga ana tjetër mesatarisht presin shtatë muaj që arkëtojnë mjetet për furnizimin tashmë të kryer. Sipas raportit, është rritur numri i tenderëve që janë shpallur e më pas janë anuluar. Gjegjësisht, çdo i katërti tender i shpallur është anuluar, gjë që sipas Qendrës për komunikime qytetare, krijon dyshimin për shfrytëzimin e shpërdorimeve dhe manipulimeve.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button