Shtohet kontingjenti i futbollistëve shqiptarë te kombëtarja e Zvicrës

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve. “Helvetikët” do të luajnë dy ndeshje gjatë këtij muaji, ku me 15 nëntor e presin Serbinë, teksa me 18 nëntor luajnë në udhëtim te Spanja.

Për këtë dy ndeshje, trajneri Murat Jakin ka vendosur t’i ftojë plotë 26 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë. Listës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili më parë ka luajtur me ekipet zinxhirë të Zvicrës.

Përveç Hajdarit, në listën e Jakinit janë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë: Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri. Në këtë listë nuk mungojnë as yjet e ekipet si: Manuel Akanxhi, Breel Embolo, Remo Frojler dhe Rikardo Rodrigez.

LEXO EDHE:

Back to top button