Shtohen telashet për Real Madridin, lëndohet edhe Aurelian Çuameni

Aurelien Çouameni është tërhequr nga skuadra e Francës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Mesfushori i Real Madridit u largua nga kampi për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Ai tani do të mungojë në ndeshjet e vendit të tij kundër Italisë më 6 shtator dhe Belgjikës tre ditë më vonë.

Çuameni do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme nga ekipi mjekësor i Madridit. Tani për tani është herët për të parashikuar nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Sosiedadit më 14 shtator (e diel).

Para pushimit ndërkombëtar, futbollisti 24-vjeçar nisi të katër ndeshjet për “klubin mbretëror” në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button