Shtohet konkurenca për angazhimin e Armando Brojës

Një tjetër klub Italian është vënë pas sulmuesit shqiptarë te Çellsi, Armando Broja. Skuadra e Napolit është lakuar më së shumti për futbollistin e Çellsit, por ka rivalitet.
Atalanta, ku luan edhe qendërmbrojtës Berat Gjimshiti, është klubi tjetër që mendon për sulmuesin e Shqipërisë. Klubi nga Bergamo ka kërkuar informacion edhe në të shkuarën për Brojën dhe tani është futur sërish në garë.
Për sulmuesin interesohen edhe klube të tjera në Premier Ligës si Uest Hem, Njukasëll dhe Notingam Forest.